Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fillon nxjerrja e trupave të qindra fëmijëve nga një varrezë masive në...

Fillon nxjerrja e trupave të qindra fëmijëve nga një varrezë masive në Irlandë, të përfshira murgesha

Autoritetet në Irlandë kanë filluar procesin e nxjerrjes së eshtrave të qindra fëmijëve nga një varrezë masive e cila ndodhet në një ish-institucion të drejtuar nga murgeshat katolike. Ky institucion kishte funksionin e një shtëpie për nënat beqare dhe fëmijët e tyre, dhe daton që nga fillimi i shekullit të kaluar.

Ekipet e specializuara filluan të hënën nxjerrjen e eshtrave në zonën e quajtur Tuam, në qarkun Galway, në perëndim të vendit, pasi hetimet zbuluan se aty ishin varrosur në mënyrë të paligjshme dhe të fshehtë qindra fëmijë që kishin ndërruar jetë në këtë institucion.

Institucioni drejtohej nga murgeshat e urdhrit katolik Bon Secours, ndërsa besohet se fëmijët kanë vdekur për shkak të kequshqyerjes, sëmundjeve dhe kushteve të mjerueshme higjienike dhe shëndetësore.

Hetimet për këtë varrezë masive nisën pas denoncimeve të bëra nga historianë lokalë dhe organizata për të drejtat e njeriut, ndërsa çështja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik në Irlandë dhe më gjerë.

Autoritetet kanë konfirmuar se nxjerrja e eshtrave do të zgjasë disa muaj dhe pas përfundimit, eshtrat do të analizohen për të identifikuar viktimat dhe për t’u dhënë një varrim dinjitoz.



Nga: Behar Kaçeli