Ka filluar të mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës për Demarkacionin me Malin e Zi, ku deputetët pritet t’i japin epilog kësaj çështjeje.
Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi sot po merr pjesë në seancë, pasi dje nuk ishte i pranishëm për arsye shëndetësore.