Fillon testimi i tretë i qarkores njëkahshe, kolona të mëdha në kryeqytet

Testimi i tretë i qarkores njëkaheshë ka filluar këtë mëngjes, sipas raportimeve të para kolona të mëdha e kanë kapluar kryeqytetin.

Nga Komuna e Prishtinës kanë njoftuar se ky do të jetë testimi i fundit para se të mirët vendimi final. Ndërsa, testimi do të vazhdojë deri të dielën.

Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.