Finalja e Kupës së Botës për klube: Real Madridi luan ndaj Al Hilal

Sot zhvillohet finalja e Kupës së Botës për klube.

Real Madridi sot kërkon kupën e pestë të botës dhe luan ndaj një rivali si Al Hilal, transmeton lajmi.net.

‘Mbretërit’ nuk ndodhen në një formë të mirë, por janë pretendent kryesor për të fituar këtë trofe.

Për të arritur në finale Reali mposhti Al Ahly me rezultat të thellë 4:1.

Kurse Al Hilal arritën të kalojnë tutje pasi mposhtën në gjysmëfinale Flamengon me rezultat 3:2.

Finalja në mes Al Hilal dhe Real Madridit zhvillohet sot, me fillim nga ora 20:00.

Kurse Flamengo – Al Ahly përballen gjithashtu për vendin e tretë në orën 16:30./