Finalja e Copa Libertadores ka qenë njëra prej ndeshjeve më të përmendura kohëve të fundit.
Ndeshja e kthimit në ”El Monumental” është anuluar për shkak të sigurisë së ulët.
Derisa futbollistët e Bocas për këtë ndeshje ishin duke u futur në stadiumin e lartëcekur, ata u sulmuan me gurë, transmeton IndeksOnline.
Dhe tani përfundimisht është marrë vendimi se ku do të zhvillohet ndeshja në fjalë.
Ndeshja do të zhvillohet në Bernabeu më 9 dhjetor – pasi tashmë është arritur marrëveshje.
Kjo finale do të zhvillohet me fillim nga ora, 20:30 (sipas kohës lokale në Evropë).








