Fitore e rëndësishme e Italisë ndaj Ukrainës

Italia ka shënuar fitore të rëndësishme në Grupin C kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm, në luftën për vendin e dytë në grup.

Italianët në stadiumin e Milanit dhe Interit të martën mbrëma shënuan fitore 2:1.

Davide Frattesi ishte më meritori që italianët morën pikët e plota.

Ai realizoi dy gola, në minutën e 12-të dhe të 29-të.

Për Ukrainën, golin e vetëm e shënoi sulmuesi Andriy Yarmolenko.

Grupi C është bërë shumë interesant.

Italia në pozitën e dytë, Ukraina në të tretën dhe Maqedonia e Veriut në pozitën e katërt, kanë nga shtatë pikë. Italia ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në vendin e fundit është Malta pa pikë.

Grupit C i prin Anglia me 13 pikë pas pesë ndeshjeve.