Fjalët prekëse të nënës së Aulon Zekës pas vendimit të Gjykatës

Pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Themelore, për dënim me burg ndaj tre të miturve të cilët dyshoheshin se kryen vrasjen e Aulon Zekës, ka folur nëna e të ndjerit.

Në deklaratën e saj për media, ajo ka shfaqur pakënaqësi ndaj shqiptimit të aktvendimit të gjykatës pasi është shprehur e dëshpëruar.

”Me i vra në shesh ata të tre, është pak”, ka thënë ajo.

Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasjen e Aulon Zekës, shpalli fajtorë tre të miturit G.H, R.G dhe L.LL.

I mituri i parë u dënua 9 vjet e 6 muaj burg, e mitura e dytë me 3 vjet ndërsa ndaj të tretit është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj, njofton Klan Kosova.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.