Fjolla Kelmendi mposht xhudisten ruse, merr të bronztën në Zagreb

Xhudistja kosovare Fjolla Kelmendi ka arritur që të rrëmbejë medaljen e bronztë në Grand Prix Zagreb.

Në garë për të bronztën Kelmendi e mposhti rusen Anastasia Pavlenko në kategorinë deri në 48 kg. Ajo fitoi me Ippon pak sekonda para përfundimit të meçit.

Përveç saj në Zagreb është duke garuar edhe Distria Krasniqi, e cila është në finale në kategorinë deri 52 kg.