Flet 13 vjeçarja nga Elbasani që lindi foshnjën e saj në Kosovë

Black and white photo of a mother holding her newborn baby standing in front of a wall of windows. Back lighting from windows creates silhouette effect.

Nga Elbasani erdhi në Gjakovë, e më pas të miturës H.XH, iu desh të marrë rrugën për në QKUK që të lindë fëmijën e saj të parë.

Kjo është historia  e 13 vjeçares, që ditë më parë u bë nënë. Ajo është nëna më e re që është regjistruar në Kosovë.

Ajo ka deklaruar për Televizionin 7 se kishte ardhur në Kosovë për ta takuar babin e saj që punonte me hekura.

Sipas të miturës, ajo nuk kishte shkuar e vetme në Kosovë.

Bashkë, me të ka qenë edhe burri i saj, që gjithashtu është i mitur dhe është vetëm 17 vjeçar.

Ata kanë hyrë në Kosovë, përmes pikës kufitare në Morinë.

Por, asaj për shkak se ishte shtatzënë i është dashur që të marr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe lindi fëmijën e saj.

E mitura edhe këtë të mërkurë ka qenë e shtrirë në këtë klinikë.

Ndërkohë, mjekët njoftojnë se gjendja e saj është stabile. Foshnja meqë kishte lindur para kohës, vazhdon po ashtu të jetë nën përkujdesjen e mjekëve.

Në QKUK një fenomen i tillë nuk është i panjohur. Në 11 muajt e vitit 2018, janë lindur 246 foshnja, nënat e të cilave janë nën moshën 20 vjeçare.