Flet ish shefi: Duan ta dëbojnë Trumpin

Anthony Scaramucci, ish-Drejtori i Komunikacionit i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri të ditur se disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë bëjnë përpjekje për dëbuar Trumpin nga pozita e tij.

Scaramucci në prononcimin e tij të bërë për kanalin ABC për herë të parë pas largimit nga detyra, pretendoi se Trumpi ka shumë pak bashkëpunëtorë “besnik” përreth tij.

I shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Komunikacionit në Shtëpinë e Bardhë vetëm 10 ditë pas marrjes së detyrës, Scaramucci tha se “Në Uashington, e posaçërisht në Shtëpinë e Bardhë, ka punonjës të cilët nuk ndjekin agjendën e njëjtë dhe që punojnë për interesa të ndryshme”.

Scaramucci, i cili nuk deshi të publikoj emrat që punojnë kundër Presidentit Trump, tha se “Presidenti nuk është përfaqësues strukturës së krijuar politike në Uashington dhe disa prej tyre duan ta dëbojnë”.