Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani është duke shkëlqyr në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.
Sot, sulmuesi shënoi hat-trik në fitoren e Bolusporti 6:1 ndaj Adana Demirsporit.
Hasani shënoi në minutat: 21’të, 34’të dhe 76’të.
Poashtu, lojtari kosovar bëri edhe një asist te goli i shënuar nga Usluoglu në minutën e 59’të.
Hasani në total këtë sezon ka zhvilluar 16 ndeshje, ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 2 asiste.








