Florent Muslija: Krenar që mundem me thirr veten ‘Dardan’

Prurjet në Kombëtaren e Kosovës nuk kanë të ndalur.

Djemtë e këtij vendi, familjet e të cilëve kanë emigruar në vendet e Evropës shkaku rrethanave tashmë të ditura, kanë vendosur të rikthehen në Kosovë, dhe të japin kontributin e tyre.

Një vendim të tillë e ka marrë edhe Florent Muslija, 20 vjeçari i Hannover.

Mesfushori që ka luajtur në Bundesligë me Hannover, ka vendosur t’u bashkohet ‘Dardanëve’ në rrugëtimin drejt Euro 2020.

20 vjeçari tashmë ka nënshkruar një betim në prani të kreut të FFK-së, Agim Ademi.

“Jam krenar, që nga sot Dardan me thirr veten”, ka shkruar Muslija në Instagram, përcjell ‘lajmi.net’.

Muslija do të grumbullohet te Kosova gjatë shtatorit, për ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë./Lajmi.net/