Florenzi kalon te Milani

Alessandro Florenzi ka kompletuar transferimin te Milani.

Milan ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e Florenzit, transmeton lajmi.net.

Gjiganti italian e ka marrë futbollistin në formë huazim për një vit me të drejtë blerje më pas për 4.5 milionë euro.

‘Rossonerët’ prej kohësh ishin vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe më në fund e kanë gjetur.

Mbrojtësi edicionin e kaluar ishte pjesë e Paris Saint-Germain poashtu në formë huazimin por që gjiganti francez nuk e shfrytëzoi të drejtën e blerjes.

Italiani e njeh mirë Serie A, pasi ka bërë disa vite karrierë te Roma, dhe pritet ta ndihmojë ekipin e Stefano Piolit në arritjen e objektivave.