Florian Marku nokauton britanikun Jenkins në raundin e 4-të

Boksieri shqiptar ka nokautuar britanikun Chris Jenkins në meçin ku ka arritur me sukses ta mbroj titullin kampion ‘IBF’ në pesha të lehta.

Marku ka arritur të nokautojë britanikun në raundin e 4-të të meçit, shkruan lajmi.net.

Raundi i tretë përfundoi me probleme për markun pasi pësoi një lëndim në vetullën e majtë pas një goditje kokë me kokë me kundërshtarin.

Edhe pse ndeshja filloi e balancuar në dy raundet e para, Marku u tregua ‘vrasës’ në raundin e 4-të duke detyruar gjyqtarin ta ndërpresë meçin.

Marku kështu ka mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë ‘IBF International’ në pesha të lehta.

Kjo është fitoja e 11-të e Markut në 12 ndeshje si boksier profesionist dhe e 7-ta me nokaut.