Ballina Artikuj Fokusohu në të mirat që ke, Do të habitesh sa i/e...

Fokusohu në të mirat që ke, Do të habitesh sa i/e pasur je!

Shpesh e harxhon energjinë duke u fokusuar vetëm në gjërat që të mungojnë!?
Nga ana tjetër, harron thesarin që e ke në duar…,
Shëndetin, Familjen, Miqtë, Aftësitë, Përvojat, Mundësitë, Qetësinë Shpirtërore, etj.
Mirënjohja ndaj thesarit që ke, ta kthen vëmendjen te begatia, e jo boshllëku i cili është vetëm në imagjinatën dhe ‘peshoren’ tënde
Kur e stërvitë veten të fokusohesh tek të mirat që i ke, zbulon se je shumë ma i/e pasur se që ke menduar
Që të përfitosh prej kësaj qasjeje…, ndalu për momentin dhe shkruaj tri gjëra që i ke dhe për të cilat je mirënjohës/e. Do ta ndryshojë qasjen tënde ndaj jetës dhe karrierës komplet.

Vehbi Zeqiri