Fondacioni Freskia ndihmon repartin e Onkologjisë

Fondacioni Freskia sot ka dhuruar 100 torba për pacientet e Onkologjisë pranë QKUK.

Dhuratat janë bërë në prezencë të Drejtorit të Repartit, Dr. Ilir Kurtishi , Dr. Sc. Vildane Goga-Çmega, Zv. Drejtoreshë e Klinikes dhe Shefe e Departamentit të Kimeoterapisë.
Dhuratat kanë qenë të ndara nga 50 sosh për të dy gjinitë dhe të përbëra nga:
1-Set çarçafësh
1-Set pizhama
3-Dezinfektues
3-Maska 3 shtresore
2-Maska të thjeshta shumëpërdorimshe.
Fondacioni Freskia në faqen e tyre në Facebook falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe donatorët e saj si dhe shprehu një falënderim të veçantë për Kompaninë ITALMED N.T.SH. /mesazhi