Fondacioni “Shqiptarët për Shqiptarët” dhuron 5 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjaku

Solidariteti me familjen e heroit Afrim Bunjaku nuk ka të ndalur.

Fondacioni “Shqiptarët për Shqiptarët” i drejtuar nga teologu Elvis Naçi ka dhuruar 5 mijë euro për familjen e policit që ra dëshmor të dielën në përballje me grupin terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

Kujtojmë se edhe Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbantur të mërkurën ndau 50 mijë euro për familjen e rreshterit Afrim Bunjaku.