Fondi më i madh i pensioneve në botë eksploron idenë e investimit të kriptoasete

GPIF tha se aktualisht i vendos fondet në bono vendase dhe të huaja, në aksione, real estate, infrastrukturë dhe kapital privat.

Fondi shtetëror i pensioneve në Japoni ditën e Marte kërkoi informacion mbi asetet me mungesë likuiditeti si bitcoin, si pjesë e një kërkimi që po bën për investime të reja të mundshme.

Fondi Investues Shtetëror i Pensioneve (GPIF) në Japoni është fondi më i madh në botë për nga numri i aseteve që menaxhon.

GPIF tha se aktualisht i vendos fondet në bono vendase dhe të huaja, në aksione, real estate, infrastrukturë dhe kapital privat.

Tashmë po kërkon informacion për asete të tjera si pyjet, tokë ferme, ar dhe bitcoin dhe sesi këto mund të inkorporohen në portofolin e fondeve të pensioneve.

Megjithatë nuk është një tregues si GPIF do të investojë në bitcoin apo kriptoasete të tjera.

Deklarata e GPIF vjen pak ditë pasi bitcoin arriti rekordin e ri historik prej 74 mijë dollarësh dhe që nga viti i kaluar është rritur me 130 përqind.

Në Japoni, qeveria në shkurt propozoi një ligj që, nëse miratohej, do të lejonte fondet e investimeve të mbajnë asete dixhitale si kriptovalutat.