Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Forcat amerikane kryejnë sulmin më të madh të vitit në Somali

Forcat amerikane kryejnë sulmin më të madh të vitit në Somali

Të paktën 60 militantë të organizatës Al-Shabaab u vranë në sulmet ajroret të forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Somali, raporton Anadolu Agency (AA).

Komanda e forcave amerikane në Afrikë njoftoi mëngjesin e sotëm se bombarduesit amerikanë me pëlqimin e Qeverisë somaleze kanë sulmuar pozicionet e grupit militant Al-Shabaab, në Harardere të provincës Mudug.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se në sulm u vranë 60 militantë dhe u shkatërruan disa baza të armikut.

“Po ashtu, mund të konfirmojmë se nga sulmet nuk pati viktima civile”, thuhet në kumtesën e ushtrisë amerikane.

Ky ishte sulmi më i madh i këtij viti i forcave amerikane mbi bazat e Al-Shabaabit në Somali. Në një sulm të ngjashëm në nëntor të vitit të kaluar u vranë së paku 100 militantë.