Forcat e Greqisë, SHBA-së dhe Izraelit stërvitje të përbashkët ushtarake

Forcat e armatosura të Izraelit, Greqisë dhe SHBA-së përfunduan një stërvitje ushtarake të mbajtur në territorin grek, thanë në një deklaratë Forcat e Mbrojtjes izraelite, transmeton Anadolu.

Stërvitja u përqendrua në luftën urbane dhe logjistikën mes luftimeve, luftën gjatë natës, operacionet inxhinierike, artilerinë dhe mbrojtjen kufitare, ndër të tjera, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, atasheu ushtarak izraelit në Greqi, Tal Wallenberg, ka thënë: “Stërvitja është vazhdimi i një marrëdhënieje dhe bashkëpunimi të rëndësishëm me ushtrinë greke”.

Ndërkohë, gazeta izraelite “Times of Israel” zbuloi se vendi mori pjesë në stërvitje me trupa nga Brigada elitare Oz dhe batalioni i zbulimit të Brigadës Nahal.