Forcat izraelite arrestojnë 32 palestinezë në Bregun Perëndimor

Në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, forcat izraelite arrestuan 32 palestinezë duke përfshirë edhe ish-të burgosur, transmeton Anadolu.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë bëri një deklaratë me shkrim lidhur me këtë çështje.

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 32 palestinezë, përfshirë edhe ish-të burgosur nga qytetet Al-Khalil, Betlehem, Ramallah, Nablus, Qalqiya dhe Jenin të Bregut Perëndimor.

Numri i palestinezëve të arrestuar që nga fillimi i këtij viti duke përfshirë edhe të liruarit, ka tejkaluar mbi 5 mijë, thuhet në deklaratën ku theksohet se “Me rritjen kryesisht të konfliktit aktual me forcat pushtuese, po shtohen edhe shkeljet sistematike të të drejtave ndaj të arrestuarve dhe familjeve të tyre përmes operacioneve të arrestimit”.

Bregu Perëndimor i pushtuar prej muajsh është bërë skenë e një tensioni serioz për shkak të shkeljeve të të drejtave, sulmeve të kolonëve dhe bastisjeve të ushtrisë izraelite.

Forcat izraelite, operacionet e arrestimit kundrejt palestinezëve i kryejnë në përgjithësi në orët e natës.

Palestinezët e ndaluar dërgohen fillimisht në qendrat e paraburgimit të përkohshëm që ndodhen në vendbanime. Më pas ata dërgohen në qendrat e hetimit ose në burgje, ndërsa disa prej tyre lirohen.