Forcat izraelite vrasin të paktën katër palestinezë

Të paktën katër palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve me forcat izraelite, ndërsa mijëra marshuan pranë kufirit të Gazës me Izraelin në një demonstrim të madh që shënonte 42 vjetorin e Ditës së Tokës.

Mohammed Najjar, 25 vjeç, në Rripin Verior të Gazës, ndërsa 38-vjeçari Amin Mahmoud Muammarin dhe Mohammed Abu Omar u vranë të dy në Rafah.

Viktima e katërt u identifikua si 16-vjeçari Ahmed Oudeh.

Edhe Omar Samour, një fermer 31-vjeçar nga Gaza u vra gjithashtu nga zjarri i artilerisë izraelite kur po qënndronte në Khan Yunis, pak orë përpara demonstratave.

Më shumë se 370 palestinezë u plagosën gjithashtu pasi forcat izraelite gjuajtur me armë zjarri në drejtim të protestuesve, dhe përdorën gaz lotësjellës.

Cka është Dita e Tokës

Demonstata e përvitshme Dita e Tokës, e cila shënon ditën – 30 Mars 1976 – kur gjashtë qytetarë palestinezë u vranë nga forcat izraelite gjatë protestave rreth konfiskimeve të tokave izraelite.

Protestuesit në Gaza janë mbledhur në pesë pika të ndryshme përgjatë kufirit, secila e pozicionuar rreth 700 metra larg nga gardhit.

Demonstrata e së premtes do të fillojë gjithashtu gjashtë javë protesta, që do të çojnë deri në ditën e inaugurimit të ambasadës së re të SHBA-ve në Jeruzalem, e cila pritet më 14 Maj. /MESAZHI/