Forcohen financat e Xiaomi, shitjet e pajisjeve elektronike rriten me 40.7 milionë

Ndërkaq Xiaomi po përpiqet të diversifikojë biznesin e saj kyç përtej smartfonëve.

Gjiganti Kinez Xiaomi raportoi një rritje fitimi prej 10.9 përqind në tre mujorin e katërt të 2023 krahasuar me një vit më parë për të thyer pritshmëritë pas shitjeve të forta të smartfonëve.

Të ardhurat e kompanisë arritën në 10.17 miliardë dollarë për periudhën Tetor-Dhjetor.

Xioami tha se tregu i pajisjeve elektronike konsumatorë vijon të shfaqë një trend gradual rikuperimi. Në tre mujorin e katërt të 2024 Xiaomi shiti 40.7 milionë pajisje, 23 përqind më shumë se një vit më parë.

Sipas Canalys kjo përbën 13 përqind të tregu global duke u renditur i treti pas Apple dhe Samsung. Lançimi i serive Xiaomi 14 ishte një sukses i madh për kompaninë e cila shiti 1 milionë njësi në javën e parë të debutimit.

Ndërkaq Xiaomi po përpiqet të diversifikojë biznesin e saj kyç përtej smartfonëve. Në Kinë shquhet për prodhimin e pajisjeve elektroshtëpiake por së fundi është përfshirë në makinat elektrike.

Modeli i parë do të fillojë prodhimin këtë muaj dhe të shitet në 29 qytete Kineze. Xiaomi ka premtuar të shpenzojë 10 miliardë dollarë deri në 2030-ën për zhvillimin e makinave elektrike.