Një foshnjë palestineze shtatëmuajshe ka ndërruar jetë nga i ftohti ekstrem në Rripin e Gazës, duke nxjerrë në pah përkeqësimin e krizës humanitare me të cilën përballen familjet e zhvendosura.
Sipas burimeve mjekësore, fëmija jetonte në kushte të vështira në çadra dhe strehime të mbipopulluara, ndërsa mungesa e ndihmave humanitare dhe e mjeteve për ngrohje ka rënduar ndjeshëm situatën.
Agjencitë humanitare paralajmërojnë se bllokimi i vazhdueshëm i ndihmave nga Izraeli po rrezikon jetën e mijëra civilëve, veçanërisht të fëmijëve, ndërsa temperaturat e ulëta po e thellojnë edhe më tej krizën në Gaza. /mesazhi





