Fotografuan votën, gjashtë personave nga Gjakova iu ngritet aktakuzë

Është ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave në Gjakovë, pasi që të njëjtët kanë fotografuar votën në ditën e zgjedhjeve të parakohshme.

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”.

“Të dyshuarit me inicialet L.G., A.H., E. Ll., B.J., Xh., K.N., B.H, me datë 6 tetor nëpër qendra të ndryshme të votimit, në Gjakovë e Rahovec, për derisa ka qenë duke u zhvilluar procesi i votimit, të dyshuarit e lartcekur kanë cenuar fshehtësinë e votimit, duke e fotografuar fletëvotimin me telefonat e tyre personal”, njofton Gjykata Themelore e Gjakovës.

Dy prokurorët e rasteve, i kanë propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit L.G., A.H., E. Ll., B.J., Xh., K.N., B.H., të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.