Një palestër në Turqi ka fituar zemrat e qytetarëve, duke i ofruar nje refugjati sirian anëtarësim të përjetshëm falas.
Siriani Muhammet Haliti, vetëm 12 vjecar, u fotografua teksa po shikonte me lakmi në xhamin e palestrës, nërsa në duar mbante pajisjet e tij për lustrim të këpucëve.
Pronari i palestrës e pa foton dhe kaq mjaftoi që ti ofroj djaloshit, një kartelë për të përdorur të gjitha pajisjet.
Muhammet, i cili u largua nga lufta brutale në Siri, u fotografua me pronarin e palestrës Engin Doğan.
Muhammet poashtu u fotografua duke përdorur pajisjet, pasi edhe vet është mbipeshë.
“Gjithmonë kam ëndërruar të humbasë peshën dhe tani besoj që mund ta bëj duke punuar në këtë drejtim”, thotë Muhammet. /MESAZHI/