Franca mbizotëron pjesë e parë ndaj Perusë (FOTO LAJM)

Pjesa e parë e përballjes midis “gjelave” të Francës dhe Perusë është mbyllur 1-0 në favor të francezëve.

Janë dashur 35′ minuta që Franca të kalojë në avantazh ndaj Perusë.

 

Edhe pse Peruanët kanë ushtruar shumë presion janë thyer me një gol të shënuar nga Mbappe.

Topi në fillim është kthyer nga Oliver Giroud që më shumë është dukur si një goditje për gol, por në fund është devijuar nga talenti Mbappe.

Në foton e parqitur më lartë ndodhen edhe statistikat e kësaj pjese të parë.