Franca në finale, Maroku eliminohet

Franca ka kaluar në finalen e Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar. Francezët të mërkurën mbrëma në stadiumin “Al Bayt”, fituan përballë Marokut me rezultatin 2:0. Fituesja në fuqi e Botërorit, Franca, realizoi nga një gol në secilën pjesë.

Theo Hernandez në minutën e pestë, ndërsa Randal Kolo Muani shënoi në minutën e 79-të të ndeshjes, 44 sekonda pasi hyri në fushë.

Franca të dielën do të luajë në finale kundër Argjentinës. Maroku nga ana tjetër do të përballet të shtunën kundër Kroacisë në ndeshjen për vendin e tretë. Për Marokun, Botërori në Katar ishte historik. U bë përfaqësuesja e parë afrikane që arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës.