Franca pezullon operacionet e përbashkëta ushtarake me Malin

Franca ka pezulluar operacionet e saj të përbashkëta ushtarake që zhvillon me Malin, një vend në Afrikën Perëndimore ku më 24 maj u përjetua grusht shteti ushtarak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Francës thuhet se pas grusht shtetit ushtarak më 24 maj në Mali, Komuniteti Ekonomik i Vendeve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) me Bashkimin Afrikan kanë përcaktuar kushtet dhe vijat e kuqe për të sqaruar kornizën e tranzicionit politik në Mali.

Më tej, në deklaratë u theksua se Franca si masë paraprake dhe të përkohshme për procesin e transferimit të administratës tek civilët vendosi të pezullojë operacionet e përbashkëta dhe misionet këshilluese që zhvillohen me ushtrinë e Malit.

– Grushti shteti i dytë brenda 9 muajve

Koloneli Assimi Goita, i cili është emri edhe pas grusht shtetit në vitin e kaluar më 18 gusht dhe i cili ndodhej në detyrën e zv/presidentit edhe në procesin e tranzicionit civil, me arsyetimin se ndryshimi i kabinetit më 24 maj nuk ishte bërë sipas procedurave, dha urdhër për arrestimin e shumë zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin Bah Ndaw dhe kryeministrin Moctar Ouane.

Pas kësaj, Goita shpalli veten president.

ECOWAS dhe Bashkimi Afrikan njoftoi se kanë ri-pezulluar anëtarësimin e Malit, vend i cili brenda 9 muajve ka qenë skenë e dy grusht shteteve. /aa