Kryeministri francez Edouard Philippe i përshkroi fjalimet islamofobike të shprehura në një takim të Kongresit të së Djathtës si ‘shqetësuese’.
Duke i përshkruar fjalimet islamofobike që synonin drejtpërdrejt muslimanët si “bezdisje”, Philippe tha se këto fjalime ishin në kundërshtim me vlerat e Francës.
“Të gjitha problemet tona të rënduara nga imigracioni janë përkeqësuar nga Islami”, tha polemicisti Eric Zemmour të në një fjalim rë ashpër kundër sic tha ai “kolonizatorëve imigrantëve dhe islamizimit të rrugës”.
“A do të pranojnë të rinjtë francezë të jetojnë si pakicë në tokën e të parëve të tyre? Nëse ata e pranojnë, e meritojnë, përndryshe do të detyrohen të bëjnë një luftë të re pavarësie,” kishte thënë Zemmour.
Kryetari i komunës së Beziers, Robert Menard ka pohuar nga ana e tij, se nëse Islami dominon në Francë, nuk do të shihet asnjë grua ne rrugë.
Ish-deputeti i krahut të djathtë Marion Maréchal Le Pen mbrojti tezën e shkrimtarit, teoricienit të “zëvendësimit të madh” të popullsisë së bardhë dhe të krishterë nga një popullatë myslimane emigruese. /Mesazhi/








