Francë, vazhdojnë grevat në 5 rafineri që shkaktuan ndërprerje të furnizimit me karburant

Në Francë është vendosur vazhdimi i grevës në 5 rafineritë e mëdha për shkak të mos arritjes së marrëveshjes në krizën e furnizimit të karburantit në të cilën drejtuesit e automjeteve janë dënuar me radhë të gjata, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave vendase, administrata e TotalEnergies dhe sindikatat nuk kanë mundur të arrijnë ende një marrëveshje të plotë për çështjen e kushteve të pagave të punonjësve.

Për këtë arsye dy sindikatat më të rëndësishme të vendit CGT dhe CFE-CGC vendosën vazhdimin e grevave në rafineritë Donges, La Mede, Feyzin dhe Flandres, përfshirë edhe Normandia rafinerinë më të madhe të naftës.

Sindikatat nga administrata e kompanisë kërkojnë që të bëhet rritje e pagave me 10 për qind për shkak të inflacionit.

– Nuk parashikohet kthim në normalitet para javës së ardhshme

Zyrtarët e qeverisë thanë se nuk parashikohet kthim në normalitet para javës së ardhshme për problemin e furnizimit me karburant.

Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne tha se qeveria mund të vendosë në zbatim procedurën e “punës së detyruar” të cilën e filloi në disa rafineri javën e kaluar për rajonet ku vazhdon greva.

– Grevat që paralizojnë jetën e përditshme në Francë

Grevat e filluara në fund të shtatorit në Francë me qëllim për rritjen e pagave dhe për të ndalur largimet nga puna për punëtorët e rafinerisë TotalEnergies, shkaktuan problem të furnizimit me karburant dhe për këtë arsye u formuan radhë që zgjatën me orë të tëra para stacioneve të karburanteve.

Derisa në shumë pika karburanti pati grindje dhe incidente në radhët për karburant, në disa rajone u vendosën kufizime për shitjen e karburantit në litra. Grevat ndikuan negativisht edhe në sektorë të tillë si shëndetësi, bujqësi dhe të ushqimit.

Grevat e filluara me thirrjen e sindikatave të punëtorëve u përhapën edhe në kompani të tjera të naftës dhe sektorë të tjerë.

Për shkak të krizës e cila vendosi në vështirësi shërbimet në sektorin shëndetësor, bujqësor dhe ushqimor, Qeveria si zgjidhje vendosi në zbatim procedurën e “punës së detyruar” e cila përfshin punëtorë të caktuar për të siguruar prodhimin në disa rafineri. Por, sindikata më e madhe e punëtorëve, CGT për shkak se në bisedimet për pagat nuk u arrit përparimi i pritur, njoftoi se nuk do të zbatojnë procedurën dhe u bëri thirrje për grevë të gjitha grupeve të profesionit në të gjithë vendin më 18 tetor.