Frymëzuese dhe e dhimbshme: Dy vajzat e mitura bëhen ‘infermiere’ për nënën e paralizuar

Kjo është historia e trishtë e Juljana Shahinit, e cila banon në Sukth të Durrësit dhe është nënë e 3 fëmijëve.

Jeta e saj mori një tjetër rrjedhë krejt papritur në vitin 2015 kur ra nga shkallet e shtëpisë dhe për pasojë pësoi dëmtime në shtyllën kurrizore.

Dy vajzat e mitura, njëra në moshën 11 vjeç dhe tjetra në moshën 6 vjeç që në atë vit filluan ti shërbejnë mamasë, e cila nuk lëviz dot nga krevati.

Ka 4 vite që shpina e njomë e vajzave përkulet çdo ditë për tu kujdesur, larë, lëvizur  mamanë e  cila nuk e ka parë më  dritën e diellit qe pas vitit 2015. Ka 4 vite që jeta e 38-vjeçares  është mbyllur brenda  4 mureve  të dhomës, aty ku i ka perënduar çdo shpresë se ndoshta ndonjë ditë mund të lëvizë me ndihmën e një karroce me rrota.

Edhe pse pas ndërhyrjes se parë kirurgjikale mjeku i ka rekomanduar Julit që të bëjë fizioterapi, mungesa e të ardhurave  ka bërë që ajo të mos i kryente këto seanca dhe për pasojë gjendja të vije duke u rënduar çdo ditë e më shumë.

Gazetarja: Sa vite jeni e sëmurë?

Juljana Shahinit: Katër vite! Rrëshqita nga shkallët dhe rashë.

Gazetarja: Nuk mund të lëvizni?

Juljana Shahinit: Jo! Kam thyer kurrizin, kam vendosur pllaka.

Gazetarja: Ka ndonjë alternative që ju mund të bëheni më mirë?

Juljana ShahinitThanë në fillim duhet të ikësh jashtë shtetit, por ne nuk kishim mundësi.

Gazetarja: Bëni fizioterapi?

Juljana ShahinitJu nuk bëj, sepse nuk kemi mundësi.

Gazetarja: Kush të ndihmon?

Juljana Shahinit:  Më ndihmojnë fëmijët e mi. Dy gocat.

Gazetarja: Kush është kërkesa jote?

Juljana ShahinitKush ka mundësitë më ndihmojë.

Me lot ne sy vajzat shprehen se dëshira e tyre është që mamaja të shikojë përseri dritën e diellit dhe të lëvizi me karrocë me rrota.

Gazetarja: Sa vjeç je?

Vajza: 15

Gazetarja: Sa vjet ke që i shërben?

Vajza: Katër vjet

Gazetarja:Cilat janë shërbimet që i bën mamit?

Vajza:  I mjekoj plagët. I jap ilaçet. Ka plagë pasi katër vite është në kateter dhe atë e ndërroj unë. Do të doja ta shihja edhe një herë jashtë si gjithë të tjerët.

Gazetarja: I shërben mamit

Vajza e vogël: Shumë

Gazetarja: Çfartë shërbimi i bën?

Vajza e vogël: Ilaçet ja jap çdo ditë. Kam shumë që i shërbej.

Gazetarja: Kush është dëshira jote?

Vajza e vogël: Dëshira ime të paktën të dalë në banjë.

/Ora News.tv/