Një person nga Mramori i Prishtinës ka raportuar në polici se ka dyshime që në pronën e tij ka mjete të pashpërthyera që nga koha e luftës së fundit në Kosovë.
Në raportin policor është bërë e ditur se njësitet e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë gërmimit kanë gjetur një granatë dore, të cilën e kanë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar.
Ndërkohë, raportuesi dyshon që ka ende mjete të tjera të pashpërthyera në lokacion. Lidhur me këtë, njësitet e deminimit në ditët në vijim do të hulumtojnë për mjete të tjera.
Gjithashtu, lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, i cili ka vlerësuar se nuk ka elemente të ndonjë vepre penale.