Fundi ynë është afër!

Gideon Levy

Gazetari izraelit, Gideon Levy, në gazetën ditore izraelite Haaretz, thotë: Sulmet tona ndaj xhamisë së tyre, al-Aksa, ishin një gabim trashanik dhe një veprim i pamenduar. Xhamia e tyre e hekurt nuk ishte zgjidhja e duhur… Po ashtu sa i perket sistemit të mbrojtjes të gjithë e dinë se saktësia e kupolës së hekurt është vetëm 20-30%, dhe nuk është ashtu siç propagandon Netanjahu, për të ushqyer aspiratat e popullit të tij. Po ashtu, një raketë izraelite që ka vlerën prej 50000$ aktivizohet për të goditur një raketë që ka vlerën 300$, dhe që në shumicën e rasteve e huq cakun.
Pra, këto janë dëshmi që i kanë bërë kundër vetvetes së tyre apo dëshmi nga vetë gjuha e tyre…
Kneseti sot bëri publike një faturë në vlerë prej 912 milion dollarë. Faturë kjo që flet për koston e shpenzimeve dhe të humbjeve të luftës së fundit. Luftë kjo që është duke u zhvilluar kundër një armiku të egër, brenda një territori të vogël të quajtur Gaza. Me të vërtetë, një kosto e tillë është shumë e lartë kur kihet parasysh se bëhet fjalë për një periudhë kohore prej vetëm dy ditë të vetme-autori pra fletë vetëm për dy ditët e para të luftimeve-. Buxheti ynë, assesi nuk mund të përballoj një gjë të tillë, prandaj, edhe nuk do të mund t’i bëjmë ballë edhe për shumë kohë!
Gazetari Levy po ashtu thotë:
Zgjidhja nuk është në luftim! Ata të egër(Rezistenca palestineze) nuk mund të konsiderohen si një ushtri prej ushtrive të dështuara arabe që nuk gjejnë as ushqimin e tyre ditorë. Por, po ashtu nuk janë as prej zotëruesve të parasë së Gjirit, që ne të mund t’i ideologjizojmë si të ishin dele. Problemi, tërësisht, ka të bëjë me bindjen dhe besimin e tyre në atë se ajo tokë është e tyre dhe nuk është e jona. Në fund të betejës, as Amerika nuk do të na bëjë dobi e as prijësit arab nuk do të mund të na mbështesin për shkak të pafuqisë së tyre dhe urrejtjes së tyre nga popujt e tyre. Personalisht, mendoj se fundi ynë si shtet është shumë afër. Kjo pasi që popujt përreth nesh kanë filluar të zgjohen nga gjumi i tyre i thellë.