Ballina Sport Boterori 2026 Zvicra në çerekfinale, fiton me penallti

Zvicra në çerekfinale, fiton me penallti

Granit Xhaka ka realizuar penallti, Gregor Kobel ndali një gjuajtje nga pika e bardhë dhe Zvicra ka bërë vend në çerekfinale të Kupës së Botës në futboll.

Zvicra fitoi në penallti ndaj Kolumbisë me rezultatin 4:3.

Nuk është shënuar gol në 120 minuta lojë në ndeshjen e fundit të një të tetës së finales në Kupën e Botës.

Zvicra dhe Kolumbia nuk ia kanë dalë të shënojnë gol gjatë kohës së rregullt ë ndeshjes së fundit të një të tetës së finales të Kupës së Botës.

Granit Xhaka dhe Ardon Jashari startuan te Zvicra. Ky i fundit u zëvendësua pas pjesës së parë, ndërsa Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 51-të për shkak të ndërhyrjes së ashpër ndaj një lojtari të Kolumbisë.

Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me Argjentinën.