🌴- Me qense ne shqiptarët i takojm shkollës juridike Hanefite, atëher e pashë të udhës të shtjelloj mendimin e Tij lidhur edhe me protestat kundër një udhëheqësi tiranë në Tiranë.
Kur qytetari ndihet i braktisur nga pushteti, nga udhëheqësi, nga politika. Aty ku vullneti qytetar u njollosë, aty ku degradimi i shëndetësisë dhe arsimit arriti kulmin, papunësia,zbrazja demografike, pra gjithçka u bë e zezë atëher shpërtheu vullkani me llavë djekse.
Pra Kur populli sheh se çfarë jete luksoze bëjnë klasa politike dhe pushtetarët, ku udhëheqësi thotë veq unë di, e ju nuk dini asgjë, atëher vetvetiu krijohet paknaqësia dhe revolta popullore?!
🌴- Por çka na thotë Imami ynë Ebu Hanife për revoltën, protestën?
“Shkolla e mendimit të Imam Ebu Hanifes (Zoti e mëshiroftë), është t’i kundërshtoj udhëheqësit (sundimtarët) shtypës, mizorë dhe të ngritet masa (rebelohet) kundër tyre.”
Kjo është pikëpamja më e përhapur dhe e pranuar gjerësisht në shkollën e mendimit Hanefij: kundërshtimi i sundimtarit tiranë qoftë edhe me protestë (rebelim, mos dëgjim).
🌴- Për këtë mendim po ju ofroj fakte dhe mbështetje në fjalët e Imam Ebu Bekr Razi el-Xhessas në librin e tij “Ahkam el-Kur’an” (Dispozitat e Kur’anit), ku ai tha: “Shkolla e mendimit të Ebu Hanifes, Zoti e mëshiroftë, është e njohur në lidhje me kundërshtimin (luftimin) e shtypësve dhe sundimtarëve të padrejtë.”
Ai përmendi gjithashtu atë që Abdullah ibn Imam Ahmedi transmetoi me një zinxhir autentik nga Ebu Jusufi, i cili tha: “Ebu Hanife mbante pikëpamjen e kundërshtimit (shpatës- protestës)”.
Historikisht dihet se Imam Ebu Hanife mbështeti revoltat e Ehl ul-Bejtit (familjes së Pejgamberit) kundër shtetit Emevit (Umajade) dhe Abasid, siç ishin revoltat e Zejd ibn Aliut dhe Muhamed en-Nefs ez-Zekijes.
Imam el-Xhessas tha: “Qëndrimi i tij në lidhje me Zejd ibn Aliun është i njohur, Ebu Hanife e përkrahtr atë, duke përfshirë dërgimin e parave dhe dhënien fshehurazi të fetvave për njerëzit mbi detyrimin për ta mbështetur atë (Zejdin) dhe për të mbështetur qëndrimin përkrah tij.
🌴- Ebu Hanife besonte fortë në institucionin; “detyrimin për të urdhëruar të mirën dhe për të ndaluar të keqen (Emru bil ma’ruf)” dhe se kushdo që nuk i bindet (këtij institucioni) me gojë duhet t’i bindet me shpatë”.
Ai tha gjithashtu: “Kjo – domethënë, ngritja kundër tiranëve, shtypësve dhe sundimtarëve të padrejtë – u dënua vetëm nga dijetarët e Hadithit, përmes të cilëve “urdhërimi për të mirën dhe ndalimi i së keqes” humbi efektin, derisa udhëheqësit shtypës fituan kontrollin mbi çështjet e Islamit”.
Imam El-Xhessasi citoi si argumentë për Imam Ebu Hanifën një hadith të transmetuar nga Ikrime nga Ibn Abbasi se Pejgamberi (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) tha:
“Më i miri i dëshmorëve është Hamza ibn Abdul Muttalib, dhe një njeri që qëndroi para një sundimtari të padrejtë (mizorë), i urdhëroi të mirën dhe e ndaloi nga e keqja, dhe u vra.”
🌴- Nuk ishte vetëm Imam el-Xhessasi që transmetoi shkollën e mendimit të Imam Ebu Hanifes, por edhe ata që ishin dakord me të:
👉- Imam El Muvefek ibn Ahmed el-Mekki, në biografinë e tij të Imam Ebu Hanifes, transmetoi transmetime që konfirmonin mbështetjen e Ebu Hanifes për revoltën (kryengritjen) e Imam Zejd ibn Aliut dhe revoltën e En nefs Ez Zekijes dhe vëllait të tij Ibrahimit.
– Imam Ibn el-Bezzazi, autori i veprës el-Fetava el-Bezzazije deklaroi, në thelb, se shkolla e mendimit e themeluar dhe historikisht e qëndrueshme e Ebu Hanifes ishte të mbështeste ata nga familja e Pejgamberit që rebeloheshin kundër sundimtarëve të padrejtë me para dhe fetva, dhe se ai e konsideronte institucionin- urdhërimin e së mirës dhe ndalimin e së keqes me forcë të detyrueshëm kur ishte e mundur.
🌴- Imam el-Kevtheri nuk e hodhi poshtë këtë shkollë mendimi të Ebu Hanifes, por përkundrazi e shpjegoi dhe e sqaroi atë, duke deklaruar, në thelb, se Ebu Hanife e konsideronte rebelimin të lejuar nëse i rebeluari ishte një imam i drejtë dhe i përsosur. Shembulli i familjes së Pejgamberit kundrejt një sundimtari tiranik dhe uzurpues.
Por ky mendim ndryshon (nuk përkrahet) kur është fjala për Havarixhët që e konsiderojnë gjakun e muslimanëve të lejuar për shkak të mëkateve.
Imam El-Kevtheri është dakordue me Imam el-Xhessasin në parim, por ai e kufizoi atë me kushte të sakta ligjore.
🌴- Shejh Muhamed Ebu Zehra: Ai deklaroi se Ebu Hanife besonte se halifati i një tirani ishte i paligjshëm dhe se luftimi i tij ishte i detyrueshëm nëse dikush zotëronte aftësinë dhe kjo nuk çonte në një të keqe më të madhe.
Dijetari Ebu Zehra i konsideroi fjalët e el-Xhessasit si shprehjen më adekuate, më të vërteta të jurisprudencës politike të Ebu Hanifes.
👉- Për më tepër, luftimi i tiranëve dhe sundimtarëve të padrejtë, dhe rebelimi kundër tyre, ishte doktrina e disa prej Sahabëve, siç ishte Abdullah ibn Zubejri dhe ata që e pasuan atë nga njerëzit e Mekës, dhe doktrina e Husejn ibn Ali, Zoti qoftë i kënaqur me ta, dhe doktrina e popullit të Medinës kundër Emevitëve (Umajadëve).
Prej Tabinëve ishin: Seid bin Xhubejri, Esh-Sha’bi, Ibn Ebi Lejla dhe të tjerë.
👉- Katër mijë burra nga radhët e kurrave (lexuesve të Kuranit) të cilët ishin më të mirët e Tabinëve dhe juristëve të tyre, u rebeluan kundër Abdul Melik bin Mervanit. Ata e luftuan atë me Abdu Rahman bin Muhammed bin El Ash’ath në Ahvaz, pastaj në Basra, pastaj në Dejr xhamxhim, në Eufrat pranë Kufës. Ata po diferencoheshin, po hiqnin dorë nga Abdul Melik bin Mervan, duke e mallkuar dhe duke e mohuar atë.
Prof. ass. dr. Musa Vila








