Microsoft tha se mbështetja për formatet e reja do të vijë gjatë kësaj jave.
Microsoft mund ti japë një goditje të rëndë WinRAR pasi zbuloi se Windows 11-ta do të ketë mbështetje për skedarët RAR dhe disa formate të tjera arkivimi.
Një funksionalitet i integruar në Windows për ç’paketimin e skedarëve RAR është pritur prej dekadash nga përdoruesit. “Kemi shtuar mbështetjen për formate shtesë arkivimi përfshirë tar, 7-zip, rar, gz dhe shumë formate të tjera duke përdorur projektin open-source libarchive,” tha shefi i Windows Panos Panay përmes një postimi në blog.
“Tashmë mund të keni performancë të shtuar të funksionalitetit të arkivimit gjatë kompresimit në Windows.”
Microsoft tha se mbështetja për formatet e reja do të vijë gjatë kësaj jave. Ardhja e tar, 7-zip, gz është një mundësi e madhe për përdoruesit e Windows 11-ës dhe nuk do të keni më nevojë për aplikacione të jashtme për të aksesuar këto skedarë.