Furgoni përplaset me pemën

Një furgon ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Dajtit, në Tiranë. I plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit tip “Benz”, me targa AA743CS.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa gjendja shëndetësore e drejtuesit, 58-vjeçarit K.D është e rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën aksidentin. /tvklan.al