Ballina Sport Futboll Futbollisti 15 vjeçar nga Podujeva merret në prova nga Barcelona

Futbollisti 15 vjeçar nga Podujeva merret në prova nga Barcelona

Futbollisti 15 vjeçar nga Podujeva merret në prova nga Barcelona.

Alton Zejnullahu, futbollisti i talentuar nga fshati Lladoc i Komunës së Podujevës por i cili i cili jeton në Brixen të Italisë është përzgjedhur nga gjiganti evropian i futbollit Barcelona për t’u testuar në një kam stërvitor të organizuar nga FC Barcelona.

Në fakt, Barcelona në vitin 2019 organizoi një kamp stërvitor në Italia duke përfshirë edhe qytetin e Brixenit ku mori pjesë edhe Alton Zajnullahu dhe pas paraqitjeve të mira, ai u ftua në Spanjë për të marrë pjesë një turnir që organizohet nga kjo skuadër në vitin 2020, por që ky kamp nuk u zhvillua për shkak të pandemisë Covid-19, por që mund të mbahet deri në fund të këtij viti raporton KosovaPress.

Zejnullahu u lind më 26/01/2006 në provincën Sudtiroil të qytetit të Birxenit. Në moshën 9 vjeçare filloi stërvitjet e futbollit amator me ekipin SSV Brixen, ku njëherit ishte edhe kapiten. Në moshën 13 vjeçare Altoni iu bashkua ekipit profesional të provincës së Sudtirolit ku vetëm një vit më vonë u bë kapiten i skuadrës.

Lojtari nga Kosova ka marrë vëmendjen e skautëve të Barcelonës më aftësit e tij dribluese dhe depërtuese dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në klubet e mëdha evropiane.