Futbollisti Sala udhëtoi me “pilot” hidraulik

Gazeta britanike “The Sun” ka nisur të hedh dritë rreth shkaqeve të humbjes së kontakteve me futbollistin e Cardiff City, Emiliano Sala. 

Sipas kësaj të përditshme, piloti i avionit me të cilit ndodhej futbollisti argjentinas i lindur në Francë nuk kishte një patentë për të drejtuar një mjet të tillë.

Lajm vjen pasi Policia e Guernsey mori vendimin për të pushuar kërkimet intensive  për dy personat që ndodheshin në bordin e mjetit fluturues. Në artikullin e “The Sun” thuhej se Ibbotson kryente punë të ndryshme  për të financuar pasionin e tij. Shpesh atë e shikoje në rolin e hidraulikut dhe herë herë edhe në atë të DJ.

Për më tepër, Ibbotson ka kryer fluturime të shkurtra në një përpjekje për të rritur numrin e orëve që duhej të bëhej i përshtatshëm për një licencë piloti komercial. Sipas “The Sun”, miqtë e tij të ngushtë nuk e konsideronin atë një pilot serioz dhe mendonin se ai ishte hidraulik më i mirë sesa një pilot.

Një skenar që hedh dritë rreth fatit të dy personave që kanë humbur kontaktet me botën që prej së hënës së 21 janarit.