G20: Rritja e tensioneve tregtare rrezik për rritjen ekonomike botërore

ATSH-AFP/ – Njëzet vendet më të industrializuara të planetit theksuan dje se rritja ekonomike botërore ishte solide, por e kërcënuar për një kohë të shkurtër (…) si pasojë e rritjes së trensioneve tregtare dhe gjeopolitike.

Komunikata përfundimtare G20-s të Financave, që u mblodh të shtunën dhe të dielën në Buenos Aires, thekson nevojën për riforcimin e dialogut dhe veprimeve për limitimin e rrezikut dhe riforcimin e besimit.