G7-a e ardhshme në bregdetin gjerman të Baltikut

Ministrat e Jashtëm të grupit G7 të ekonomive kryesore të industrializuara do të takohen në mes të majit në bregdetin baltik.

Ata do të takohen nga 12 deri më 14 maj në Weißenhäuser Strand, një vendpushim bregdetar.

Kalaja e Weissenhaus është një vend i mundshëm, megjithëse ministria e jashtme nuk ishte e gatshme të konfermonte.

Hera e fundit që një takim i ministrave të jashtëm të G7 u mbajt në Gjermaninë veriore ishte në prill 2015, në Lubeck.

Ngjarja u shoqërua nga një kontigjent i fuqishëm sigurie, me 3 500 oficerë policie të vendosur, por trazirat që shumëkush kishin frikë nuk u zhvilluan. /atsh