Gabimet që duhen shmangur gjatë pjekjes së patateve

Patatet e pjekura janë një gatim i thjeshtë por shumë i shijshëm dhe mbi të gjitha i pasur në vlera.

Pjekja është një mënyrë gatimi që ruan shumë prej vlerave më të mira të patateve.

Por si çdo gatim tjetër, edhe pjekja ka sekretet e saj.

Në këtë artikull të AgroWeb,org do të mësoni më shumë për gabimet që duhen shmangur për të pasur një patate të pjekur në mënyrë perfekte.
Tharja e Patates

Patatja duhet larë përpara se të gatuhet për heqjen e papastërtive.

Ajo duhet fërkuar me furçë por nuk duhet mbajtur në ujë shumë gjatë.

Lagështia në lëkurë ndikon shumë tek pjekja e patates, ndaj sigurohuni që ajo të jetë e thatë përpara se ta fusni në furrë.

Për më tepër, mos harroni që të shponi disa vrima me pirun për një pjekje më të mirë.
Mbështjellja e Patates Me Letër Alumini

Të shumtë janë ata që besojnë se mbështjellja me letër alumini është kyçe për një pjekje të mirë.

Mbështjellja me një letër të tillë nënkupton se e gjithë lagështia e patates kthehet sërish në lëkurë duke ndikuar në pjekjen e saj.
Pjekja Në Skarë

Mënyra më e mirë për pjekjen e patates është ta vendosni atë në skarën e brendshme të furrës që të marrë nxehtësinë e nevojshme nga të gjitha anët.

Mos i piqni patatet në tepsi por gjithmonë zgjidhni skarën.
Temperatura e Furrës

Patatja mund të piqet në mënyrë perfekte në një temperaturë prej 150 gradë për 90 minuta.

Temperatura e furrës nuk duhet të jetë kurrë më e lartë se 230 gradë, përndryshe lëkura e patates do të nxihet e do të bëhet me njolla dhe patatja në brendësi do të jetë e djegur dhe pa shije.
Kripa Dhe Vaji

Patatja duhet lyer me yndyrë dhe kripë në fund të gatimit. Nëse përdorni yndyrën që në fillin, lëkura nuk do të bëhet krokante.

Prandaj, ekspertët këshillojnë që pak përpara përfundimit të pjekjes, patatet t’i lyeni me yndyrë dhe me kripë e më pas t’i fusni sërish në furrë për disa minuta.
Mos i Lini Të Ftohen Përpara Se T’i Prisni

Ndryshe nga mishi, patatja duhet prerë menjëherë pas nxjerrjes nga furra.

Në të kundërt do të akumulojë shumë ujë dhe do të bëhet e qullët.

Sapo ta keni nxjerrë nga furra, priteni pataten me thikë dhe shtypeni lehtë për të nxjerrë sa më shumë avull.

Më pas pataten mund ta mbushni me perime e djathë sipas dëshirës.