Gabon Man United, barazon me Southamptonin

Man United nuk ka arritur më shumë se një barazim si mysafir i Southamptonit, ndeshje e vlefshme për xhiron e dytë në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” dominuan në të gjitha aspektet, por në fund rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Southampton kaloi fillimisht në epërsi pas një autogoli të Fred, lojtar që provoi të largonte topin, por e devijoi në portë (30′).

Në pjesën e dytë, Mason Greenwood barazoi rezultatin pas asistimit të mesufshorit Paul Pogba (55′).

Te United debutoi edhe Jadon Sancho që hyri në lojë në minutën e 59-të, por nuk mjaftoi për të gjetur golin.

Kësisoj, epilogu përfundimtar doli të jetë 1 – 1.

Pas këtij barazimi, Man United renditët në pozitën e katërt me katër pikë, derisa Southampton në të 13-ten me një sosh.