Galatasaray konfirmon se po e transferon Rashicën

Gjiganti turk, Galatasaray ka konfirmuar se është në proces të transferimit të Milot Rashicës, lojtarit të përfaqësueses së Kosovës. Rashica është ende pjesë e Norwichit, por të enjten pritet të prezantohet te Galatasaray.

Rashica do të huazohet te Galatasaray.

“Bisedime zyrtare kanë filluar me Norëich Cityn prë transferimin e përkohshëm të futbollistit profesionist Milot Rashica në klubint tonë”, njofton Galatasaray.

Njoftime të tilla ky klub lëshon për marrëveshje që tashmë i ka përfunduar.