Ballina Sport Futboll Galatasaray me ofertë konkrete për Shaqirin

Galatasaray me ofertë konkrete për Shaqirin

Xherdan Shaqiri po merr vëmendje pas paraqitjes së tij në Kampionatin Evropian.

Sipas gazetës turke, Fotomaç, skuadra e Galatasarayt është gati të bëjë një ofertë për Xherdan Shaqirin pasi ky i fundit është në listën e të preferuarve të trajnerit Fatih Terim, transmeton lajmi.net.

Shaqiri mahniti me formën e tij në “Euro 2020”, vlera e tij vlerësohet të jetë afro 12 milionë euro dhe skuadra nga Stambolli ka nisur punën për ofertën e parë.

Sipas artikullit, menaxhmenti i Galatasarayt po mendon të bëjë një ofertë prej shtatë milionë eurosh Liverpoolit, pasi Shaqiri ka vetëm një vit kontratë me “The Reds”.

Përfaqësuesit e Shaqirit dhe të Galatasarayt janë takuar në javët e fundit disa herë dhe marrëveshja personale nuk është larg, tani mbetet vetëm të dërgohet oferta zyrtare në drejtim të Liverpoolit.