Më shumë se 900 kolonë izraelitë kanë hyrë me forcë sot në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, nën mbrojtjen e policisë izraelite, raportojnë mediat palestineze lokale.
Kolonët, qytetarë izraelitë që jetojnë në mënyrë të paligjshme në tokat private palestineze në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, e kanë bërë Al-Aksën objekt të vizitave të shpeshta, shpesh të shoqëruara nga politikanë të krahut të djathtë izraelit.
Sipas status quo-së që zbatohet prej dekadash, hebrenjtë dhe jo-myslimanët lejohen të vizitojnë kompleksin në orare të caktuara, por nuk u lejohet të falen apo të shfaqin simbole fetare aty. /mesazhi






