Ballina Artikuj Gaza, një plagë e hapur përpara syve të botës

Gaza, një plagë e hapur përpara syve të botës

Hoxhë Sadik Avdiu

Gaza po vdes…

Jo nga koha, por nga uria.

Jo nga sëmundjet, por nga bombat.

Fëmijë me sy të mëdhenj, që dikur ëndërronin për shkollë, për lojë, për paqe… sot vetëm qajnë në heshtje.

Disa janë nën rrënoja, disa me plagë në trup, por më e rënda: shumë janë pa bukë, pa ujë, pa nënë, pa baba.

Nënat nuk kanë më qumësht për foshnjat. Spitalet janë kthyer në morgje. Bukë nuk ka, ilaç nuk ka, jetë nuk ka.

Ajri i Gazës nuk ka më aromën e detit, por të barutit, të gjakut, të dhembjes. Dhe bota? Shikon. Hesht. Kalon tutje.

Ky nuk është më vetëm konflikt.

Ky është gjenocid.

Një popull që vritet në dritë të diellit.

Me ushqimin që ndalohet, ndihmat që sulmohen, dhe me heshtjen që vret më shumë se armët.

Historia do të shkruajë me gjakun e fëmijëve të Gazës:

O Zot merr hak.

Lutu për Gazën. Fol për Gazën. Mos hesht.

Sepse çdo heshtje është një thikë tjetër në trupin e një fëmije të pafajshëm.

Hoxhë Sadik Avdiu