Organizata Reporters Without Borders e ka quajtur këtë përgjim të dyshuar “si një sulm monstruoz në lirinë e shtypit”, sipas Der Spieleg.
Der Spiegel ka raportuar se BND ka listuar së paku 50 numra të telefonit, faksit dhe email adresa të gazetarëve apo të dhomave të lajmeve në listën e saj me fjalën kyçe “përzgjedhëse” për mbikëqyrje që nga viti 1999, transmeton koha.net.
Aty përfshihet dhjetëra numra të Korporatës BBC me selinë e saj në Londër dhe Afganistan, si dhe BBC World Service, kanë thënë Der Spiegel gjerman.
Një numër i madh i The New Times gjithashtu ishte në listë dhe të numrave mobil satelitor të agjencisë Reuters në Afganistan, Pakistan dhe Nigerisë.
Agjencia e inteligjencës gjermane BDM ka refuzuar që të komentoi, ka thënë gazeta gjermane Der Spiegel.
Ndërsa nga BBC ka thënë: “Ne jemi shumë të zhgënjyer nga dëgjimi i këtyre pretendimeve. Ne thërrasim të gjitha qeveritë që të respektojnë funksionimin e një shtypi të lirë”.