Gërmuesit e kriptomonedhave po vënë fermat e tyre të kartave grafike në shërbim të aplikacioneve AI

Ethereum ishte veçanërisht i përshtatshëm për gërmim me karta grafike derisa kriptomonedha ndryshoi backendin e saj vitin e kaluar.

Dy kompani të mëdha të gërmimit të kriptomonedhave, Hut 8 dhe Hive Blockchain, kanë ridrejtuar infrastrukturën e tyre të kartave grafike drejt kompjuterikes së performancës së lartë (HPC) ku përfshihen edhe ekzekutim procesesh AI.

Lëvizja mund të ndihmojë që këto kompani të marrin sa më shumë prej investimit të tyre në karta grafike blerë fillimisht për tu përdorur në gërmimin e kriptomonedhave, një treg që vitin e kaluar ra në mënyrë dramatike.

Gërmuesit blenë sa më shumë karta grafike gjatë boomeve të kriptomonedhave për të gërmuar Ethereum. Aq shumë blenë saqë çmimet e kartave grafike u çmendën duke acaruar konsumatorët të cilët dëshironin ti blinin për të luajtur lojëra.

Ethereum ishte veçanërisht i përshtatshëm për gërmim me karta grafike derisa kriptomonedha ndryshoi backendin e saj vitin e kaluar.

Dimri kripto që pasoi detyroi gërmuesit ose të rishisnin kartat grafike ose ti rikthenin. Por kartat grafike gjithashtu janë motorët që fuqizojnë inteligjencën artificiale si ChatGPT ku disa kontraktorë po fitonin deri në 15 dollarë në orë përmes infrastrukturës së tyre.

Nvidia beson se përdorimi i kartave grafike të saj për AI është më mirë sesa për kripto. Përfshirja e gjigantëve të teknologjisë si Microsoft dhe Google ka legjitimuar akoma më tutje AI si rrugë alternative për fermat kripto me mijëra karta grafike.

Biznesi i Hut 8 gjeneroi vitin e kaluar 16.9 milionë dollarë fitime ose 11 përqind të të ardhurave të kompanisë. Kjo rritje erdhi edhe si rezultat i kanalizimit të fuqisë kompjuterike drejt klientëve AI.

Ngjashëm Hive synon të rrisë fitimin nga 1 milionë në 10 milionë në 2024 dhe 20 milionë dollarë deri në 2025. Këto të ardhura mund ta ndihmojnë kompaninë të rikuperojë 66 milionë dollarët që pagoi për të blerë kartat grafike Nvidia në 2021.

Megjithatë shumica e operatorëve kripto nuk do të mund të përfitojnë nga boomi i AI. Bitpro Consulting thotë se vetëm 5-15 përqind e kartave grafike të këtyre operatorëve mund të përdoren për HPC.

Gjithashtu shumica e aplikacioneve AI kërkon sasi të mëdha harduerit të cilët duhen të mirëmbahen nga stafe të mëdha.